Policia e Inspektorati Policor në aksion
1 Tetor 2020
Prokuroria Themelore në Gjilan sot informoi se në orët e para të mëngjesit të sotëm zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.
Siç u bë e ditur përmes komunikatës, ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale./21Media