Policia e Kosovës dhe EULEX shkojnë tek zyrat e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

Para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, aty ky dyshohet që sot gjatë ditës pati shpërthime  janë të pranishëm Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Policia ka vendosur shiritat në zonë.

Policia konfirmon se pati shpërthime në veri

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me raportimet për shpërthime në veri.

Sipas policisë sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qëllim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Policia e Kosovës siguron se në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës./21Media

15: 11 Raportohet për shpërthime, lëshohen alarmet në veri

Shpërthime raportohet të kenë ndodhur të martën në mesditë në objektin e Komunës së Zubin-Potokut, në veri të Kosovës, në momentin kur zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, kanë hyrë në objekt.

Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal në Zubin Potok.

Mësohet se menjëherë janë lëshuar alarmet e rrezikut. Ngjashëm është lëshuar edhe në Mitrovicën e Veriut.

Portali rtv21.tv ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Katër komunat në veri – Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi – janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur ata kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button