Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur municion në një kanal të ujit.

Municioni është gjetur në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë, dje rreth orës 12:40.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në një kanal të ujit kishte gjetur një sasi municioni. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarje dhe aty kanë tërhequr 307 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia./21Media