Policia e Kosovës konfiskon mbi 135 mijë euro në veri

 

Policia e Kosovës ka konfiskuar para në vlerë prej 135 mijë e 800 euro të cilat dyshohen se janë fituar në mënyrë të kundërligshme. Këto para janë konfiskuar dje (11.02.2021) në dy lokacione në Mitrovicë-veri.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (€uro, Dollar-$, Franga, Kruna, Dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marihuanë) e dedikuar për shitje, etj.Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:€uro: 81.374, Dinar: 6.392.160 , Dollar USA 200 , Franka Zvicerane: 100,Kruna Suedeze: 300 “, thuhet në njoftimin e policisë

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet (N. P.) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button