Për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymberi  Policia e Kosovës , do të organizojë sot në ora 10:00 ceremoninë e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative – ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb./21Media