Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Ilir Isufit me nofkën “Shtriga”.

46 vjeçari nga fshati Katundi i Ri në Pejë është i kërkuar për veprat penale “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë./21Media