Konfirmon Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

(Lajm i përditësuar)


Policia e Kosovës sulmohet nga serbët lokalë në veri

Arrestimi i njërit prej organizatorëve kryesorë të protestave të dhunshme, Milun Milenkovic- Llune, në veri ka rezultuar me tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të lënduar.

Policia njoftoi për rtv21.tv se një zyrtar policor u lëndua lehtë gjatë arrestimit, ndërsa dy të tjerë janë sulmuar nga serbët lokalë, pas kryerjes së operacionit të arrestimit.

“Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast dy  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë po ashtu”, thuhet në përgjigjen e policisë për rtv21.tv.

“Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, thuhet tutje në përgjigje.


Konfirmon Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla  ka njoftuar se është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. “, ka shkruar Sveçla në Facebook., përcjell portali rtv21.tv

Ai ka thënë se gjatë arrestimit janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset.”, ka përfunduar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)


Lëshohet alarmi në Mitrovicë, raportohet për arrestime

Sirena ka rënë sërish në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga terreni bëhet fjalë për arrestim.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit KoSSev, sirena ka përcjellë arrestimin e një personi në këtë qytet.

Arrestimi dyshohet se është bërë në një parukieri në rrugën Kralja Petra, Polet.

Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me  zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës Veriore, Veton Elshani, por nuk ka qenë i qasshëm.

 

Back to top button