Policia e Kosovës vjen me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.
Kosova do të takohet me Turqinë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një finale ku fituesi siguron biletën për në Kupën e Botës 2026.
Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin.
Reagimi nga Policia e Kosovës:
Policia e Kosovës njofton qytetarët se me datë 31 mars 2026, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin Fadil Vokrri do të zhvillohet ndeshja finale e play-off-it për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje, janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët. Policia e Kosovës, së bashku me strukturat mbështetëse angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.