Policia e Pejës me veprime shtesë në kontrollin e mjeteve te transportit publik

 

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës nga 21 shtatori do të bëjë kontrollimin e mjeteve të transportit publik më të cilët qarkullojnë nxënësit.

Sipas Policisë këto aksione do të bëhen në përpjekjen që situata me pandeminë të jetë nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Gjithashtu, sipas njoftimit këto aksione do të ndërmerren konform vendimeve të Qeverisë ku thuhet se “të gjitha subjektet qe ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taxi) te punojnë me përgjysmim te kapaciteteve te tyre sa i përket numrit të udhëtarëve qe bartin për te lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”.

“Me 14 shtator 2020 ne kishim fillimin e vitit shkollor por me një numër dukshëm te reduktuar te nxënësve sipas planifikimeve Qeveritare, ndërsa nga data 21 Shtator 2020 ky numër do të rritet, prandaj Policia e Kosovës respektivisht Policia e rajonit të Pejës ka planifikuar veprime shtesë në kontrollin e mjeteve te transportit publik me qëllim qe situata rreth Pandemisë te jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll, gjithnjë në zbatimin e udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve të Qeverisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarve qe shfrytëzojnë transportin publik si dhe kompanive qe ofrojnë këto shërbime t’ iu përmbahen udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve te Qeverisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button