Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 155 qytetarë mos mosrespektim të ligjit antiCovid.

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 155 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006”, ka bërë të ditur policia.

Përveç gjobave për masat anti-Covid, Policia në Prizren ka shqiptuar edhe 127 tiketa për shoferët e automjeteve që nuk kanë pasur pajisje dimërore.

“Gjithashtu policia rajoanle në Prizrën gjatë aktivitetevë të saj, njësia e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera janë në zbatim të kontrollimit të automjetve me rastin e sezonit dimëror, duke i kërkuar dhe kontrolluar pajisjet dimërore te pjesmarrësit në komunikacion, për këtë arsye dhe kundërvatje tjera janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvatje”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

Sipas policisë aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë./21Media