Dy qytetarë të Kosovës dje afër fshatit Mirovc-Merdar u ndaluan nga policia serbe për shkak se dyshohet se dolën në territorin e Serbisë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili u shpreh se policia ka marrë informacione nga policia serbe se rasti është duke u trajtuar.

Hoxha shtoi se policia serbe nuk ka dhënë më shumë informacione, shkaku i procedurave të mëtutjeshme.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afer fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndermarr veprime te menjehrshme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqipëtarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme.”, bëri të ditur Hoxha./21Media