Policia e Kosovës ka njoftuar se në veturën e ndaluar në afërsi të AKI-së është gjetur një granatë dore.

Personi i dyshuar me inicialet E.B është arrestuar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës sot rreth orës 06:15 kishte pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë, andaj rruga në drejtim të Fushë Kosovës ishte bllokuar. /21Media