Policia gjen municon në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur municion të gjuetisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:50.
“ Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar municion të pushkës së gjuetisë: 15 copë fishekë të mbushur, 11 fishekë të zbrazur, një makinë për mbushjen e fishekëve, një sasi baruti, diabola dhe një pjesë uniforme ushtarake. Nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime.”, thuhet në njoftim./21Media