Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia gjobit babain për fajin e të birit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri, i cili në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

“Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, bën të ditur policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button