Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

Policia greke ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë, pasi ai qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë, gjatë një bastisjeje droge në kampusin Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.
Sipas policisë, oficeri 35-vjeçar qëlloi 30-vjeçarin i cili është identifikuar si shtetas shqiptar i kërkuar për grabitje, armë dhe drogë, transmeton rtv21.tv.
Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat thuhet se janë pushtuar nga bandat që shpërndanin drogë dhe plaçkisnin shtëpi.
Operacioni përfshinte gjithashtu bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit grek./21Media

Back to top button