Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë në tentativë ka ndodhur dje në Prishtinë. Siç bëhet e ditur në njoftim, dy persona janë arrestuar në orët e mbrëmjes pasi janë kapur duke vjedhur naftë.

Policia njofton se nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Mehmet Xhevori, Prishtinë / 26.03.2026 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj. Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Back to top button