Policia i vlerëson të qeta zgjedhjet në veri

Policia e Kosovës zgjedhjet në Veriun e Kosovës i ka konsideruar si të qeta dhe pa asnjë incident.

Forcat policore kanë qëndruar në Veri për të ruajtur sigurinë.

“Përveç ofrimit të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, plani operativ ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjen e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në bashkëpunim dhe koordinim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Zgjedhjet lokale në Veri janë karakterizuar me pjesëmarrje të ulet të votuesve./21Media

Back to top button