Dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Vushtrri sot derisa ishin në detyrë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur 800 euro dhe më pas ia kanë dorëzuar paratë personit të cilit i kanë humbur.

“Pas ndërmarrjes së masave hetimore-operativë dhe veprime procedurale, është arritur të identifikohet personi, të cilit i kishin humbur paratë. Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur.”, ka njoftuar policia.

Qytetari, të cilit i kishin humbur paratë, ka falënderuar Policinë dhe ka shprehur falënderimin e tij për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve.