Dje pasdite në fshatin Kosterrec të Skënderajt ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Nga ky aksident ka humbur jetën një person si dhe janë lënduar edhe dy të tjerë.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar, 1 që përfundoi me fatalitet si dhe 25 të tjerë me dëme materiale./21Media