Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë një veturë dhe një tren në Fushë Kosovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button