Policia e Kosovës sot rreth orës 02:20 ka arrestuar dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen për vjedhjen e një veture.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas policisë në veturën që u ndalua ishin dy persona një palestinez dhe një libian, ata nuk posedonin dokumentet të veturës, andaj janë shoqëruar në stacionin e Policisë ‘Qendra’.

Krasniqi tutje për portalin rtv21 ka thënë se është njoftuar prokurori kujdestar dhe rreth orës 10:30, një qytetar i Prishtinës ka lajmëruar një vjedhje të veturës në rrugën ‘Elfete Humolli’.

Policia është duke e trajtuar ende rastin./21Media