Policia jep detaje për incidentin që ndodhi mes shoferit të autobusit dhe një qytetari

Një përplasje verbale që kishte eskaluar deri në konfrontim me armë, raportohet të ketë ndodhur sonte në Bregun e Diellit, në linjën e Trafikut Urban nr.4, në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se janë shoqëruar në polici palët e përfshira në këtë incident.
”Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar arma e zjarrit.

Back to top button