Policia jep detaje për shkatërrimin e laboratorit që kultivonte drogë

Sektori i antidrogës pranë Policisë së Kosovës sot ka shkatërruar laboratorin për kultivimin e substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.
Policia ka njoftuar se laboratori gjendej brenda një shtëpie dyertë e të cilës Policia i kishte gjetur të mbyllura.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar dhe identifikuar katër meshkuj serb, njëri shtetas kosovar dhe tre shtetas të Serbisë.
Gjatë kontrollit në brendi të shtëpisë; në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg.
Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar dhe kanë dal njësia krim teknikes së rajonit policor Mitrovicë Veri, Antidroga (DHTN) – Sektori Qendror, DHTN-Gjilan dhe nga Drejtoria e Krim teknikes.
Nga kompetentët janë konfiskuar dëshmitë si në vijim: 15 kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuan e gatshme për treg, 808 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg, 1531 bimë të reja të dyshuara si kanabis, 6 telefona mobil, 150  euro- para të gatshme, 5 palë gërshërë, sistem i ventilimit, 164 drita ndriçimi për kultivim, 124 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3000 saksi për kultivim./21Media

Back to top button