Pankarta e vendosur në hyrje të Komunës së Graçanicës me mbishkrimin “Liria ka emër” mëngjesin e sotëm është shkatërruar.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Ahmeti ka thënë se Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese ( Billboard-it) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe  për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, ka deklaruar Ahmeti./21Media