Policia jep detaje për sulmin e tifozëve ndaj ekipit të Pejës

Mbrëmë është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori”, pasi ekipi i Trepçës u sulmua nga një tifoz.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për sulmin.
Sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti  vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button