Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona dhe se janë duke hetuar rastin.

Rasti është raportuar dje rreth orës 01:00.

Të dielën është raportuar se katër persona të infektuar me Covid-19 kanë vdekur në orët e hershme të së dielës, ndërsa ka pasur dyshime se ata kanë vdekur në mungesë të oksigjenit.

Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media