Policia e Kosovës ka dhënë detaje për konfliktin në Repë të Podujevës, ku dje u vranë dy vëllezër nga një person.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura.

Policia ka njoftuar se personi i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati.

Është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasoj viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, kurse vëllai i tij viktima mashkull kosovar është plagosur dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati. Rreth orës 19:18 ka ndërruar jetë edhe viktima  e dytë mashkull kosovar  që ishte në QKUK. Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion“, thuhet në njoftim.