Evakuohen banorët

Evakuohen banorët

Një ndërtesë shumëkatëshe sot është përfshirë në zjarr në lagjen e ‘Muhagjerëve” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Një nënkulm i një ndërtese në rr. Mark Kaqinari në Prishtinë është kapluar nga zjarri . Policia, zjarrfiksat dhe ekipet e KEDS kanë dalë në lokacion dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshëme”, ka thënë Hoxha për rtv21.tv

Sipas policisë, banorët janë evakuar. /21Media