Një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me këtë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se incidenti ka ndodhur në një zyrë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ajo po ashtu bëri të ditur se zjarrëfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është lokalizuar. Ndërkohë që me rastin po merren organet kompetente./21Media