Policia jep detaje se si ka ndodhur vrasja e katërfishtë në Pozheran
30 Dhjetor 2020
Polica ende po qëndron në vendin ku ka ndodhur vrasja e katërfishtë në Pozheran të Vitisë.
Nënkoloneli Remzi Azemi,në një deklaratë për media tha dyshohet që vrasja është kryer nga kryefamiljari, ai ka vrarë gruan e tij, djemtë e më pas ka kryer vetëvrasje në kopshtin e shtëpisë.
Azemi bëri të ditur se ende nuk ka njohuri që ka qenë ndonjë rast i raportuar në polici më herët lidhur me këtë familje.
Ndërkohë që shtoi se kanë filluar intervistimin e disa dëshmitarëve për rastin./21Media