Një person ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin “Grabanicë” të Klinës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për aksidentin.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media