Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me qëllim të arrestimit të Valdet Vrankajt nga Klina, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

I pandehuri 35 vjeçar është i kërkuar për veprёn penale “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: [email protected]/21Media