Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sot lëshoi një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për kërkimin e Shkodran (Shaban) Osmanaj, i lindur më 14.10.1980 në Deçan.

I pandehuri, Siç informoi policia, është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, informoi policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]