Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për kërkimin e një personi.

Personi i kërkuar nga poilicia është: ELSADET (Agim) JEFKAJ i lindur me 31.12.1993  në Gjermani. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”.

 Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë./21Media