Drejtoria Rajonale e Policisë ne Ferizaj, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e 20 vjeçarit Arlind Imer Berisha.

Ai është i kërkuar për vepra penale si grabitje dhe mashtrim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Ferizaj,kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Imer Berisha i lindur me 01.12.2000 , fsh.Brestovc – komuna e Rahovecit. Arlindi është i kërkuar për tri vepra penale: Grabitje dhe mashtrim. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës se Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmëroj Policinë e Kosovës, apo në stacionin më të afërm policor”, ka njoftuar Policia./21Media