Policia e Kosovës sot bëri të ditur se kërkon ndihmë për arrestimin e një personi. I kërkuari është Senis (Mustafё) Rugova, i lindur me 02.05.1981 në Rozhajë- Mali i Zi dhe kërkohet për veprёn penale: “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, bëri të ditur policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]