Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtyre dy personave

Policia e Kosovë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave, të cilët kërkohen për tentim vjedhje që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Në komunikatën e Policisë thuhet se njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë”, thuhet tutje në komunikatë.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./21Media

Back to top button