Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për veprën ‘vjedhje e rëndë’. Sipas njoftimit të Policisë, personi i kërkuar është TUSH ( Nue) FRROKAJ i lindur me 25.06.1975 në Gjakovë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media