Policia konfirmon që AKP-ja merr nën administrim një kompleks në Banjskë
Policia e Kosovës sot rreth orës 12:00 ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit që të marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” që gjendet në Banjskë të Zveçanit, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani nuk dha detaje të tjera për këtë aksion, por vetëm tha se nuk ka ndonjë problem lidhur me këtë aksion.
AKP-ja sot ka deklaruar se ky kompleks është pjesë e Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard./21Media