Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot ka realizuar plan operativ-bastisje, me urdhër të Gjykatës kompetente ne shtëpinë e te dyshuarve D.P. dhe A.J. në fshatin Mejë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur:

– Pistoletë EKOL frat magnum cal.9mm me nr.ser.EF-1391455 dhe karikatorë

– 4cope fishek kal.762x39mm,

– 11cope fishek llojit pistoletë TT,

– 1 gëzhojë e fishekut të llojit pistoletë duket të jetë TT-së,

– 8 copë fishek TT,

– 15copë fishek 9x19mm,

– 4 copë fishek armës së gjatë nuk i dihet kalibri,

– 4 copë fishek kalibër 9x18mm,

– 1 copë fishek 47.65mm,

– 3 copë fishek 7.62x39mm dhe dy krehër për fishek.

– 1-gezhojë e armës se gjatë nuk dihet kalibri.

– 1 copë fishek kalibër 9mm.

– 1 copë fishek 7.62×39 mm, dhe 1 fishek 7.65mm.

– 3 copë fishek 9mm,

– 3 copë fishek 7.65mm dhe 1 fishek 7.62x39mm

– Këllëf i armës së shkurtë më ngjyrë të zezë

– 21 copë, Fishek kalibër 7.62x39mm.

– 7 copë gëzhoja të pistoletës kalibër i pa njohur.

– 25 copë gëzhojë te pistoletës kalibër i pa njohur duken te jen te armës me gaz.

– 53 cope, gëzhoja 7.62x39mm

– Karikator dhe 4-fishek kalibër 7.65mm.

– 10 cope fishek armës se gjatë nuk i dihet kalibri,

– 44 copë fishek të llojit pistoletë TT dhe

– 5 krehër te fishekëve.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit të dytë gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë të dyshuar.

Pas intervistimit me urdhër te Prokurorit kujdestar i dyshuari D.P. është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari A.J. u lirua me procedurë të rregullt.