Policia konfiskon një kombi me 10 qengja

 

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, njësiti policor ka ndaluar një automjet kombi me targa lokale në fshatin Cerlokez, i cili drejtohej nga një burrë kosovar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur 10 qengja të cilët kanë qenë të ngarkuar aty.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe policia rastin e ka cilësuar si ”kontrabandim me kafshë”.

Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV dhe prokurori, me urdhër të të cilit kombi dhe qengjat janë konfiskuar deri në një vendim tjetër./21Media

Back to top button