Policia kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë
Policia kufitare e Kosovës në aksion kundër kontrabandës ka arritur të parandalojë dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë.
Rasti i parë është parandaluar në fshatin Ramijan të Komunës së Vitisë, sot rreth orës 17:10. Policia ka arritur të identifikojë një kamion me targa kosovare, të cilin e drejtonte i dyshuari H. K, viti i lindjes 1971.
Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar 57 krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Në rastin e dytë, rreth orës 17:45 në rrugën Viti-Pozhoran, Komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamion Mitsubish me targa kosovare, të cilin e drejtonte i dyshuari M. B, viti i lindjes 1974.
Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar 6 lopë, për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.
Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut./21Media