13 taksi me 53 sirianë emigrantë janë ndaluar mbrëmë rreth orës 20:00 nga Policia e Kosovës, në Leposaviq.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka treguar se 53 emigrantët sirianë, nuk ishin të pajisur me dokumente përkatëse (leje qëndrimi) të Kosovës, dhe për këtë ata janë shoqëruar për në njësinë e migracionit./21Media