Policia e Kosovës ka ndaluar 19 sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë një person i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, pas ndjekjes së Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit./21Media