Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Banjskë, gjenden edhe targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mallra të konrabanduara, në zonën e fshatit Banjskë dhe Sherani-Kamen.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe një thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa).

Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës ndalon automjetin me mallra të kontrabanduara

Mitrovicë Veri , 06.04.2026

Me datën 06.04.2026 rreth orës 19:15 ne zonën e fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen në rrugë malore, njësit Policore dhe njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të përbashkët për luftimin e kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa i cili lëvizte me shpejtësi të madhe.

Njësitë policore janë vënë në ndjekje dhe pas pak kanë hasur në veturën e dyshimtë, por personi-at e kishin braktisur veturën dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa). Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar.

Me udhëzimet e Prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

Back to top button