Dua Lipa po xhiron klipin e këngës së re në Londër.Por si duket gjatë xhirimeve u thyen rregullat anti-covid, kjo ngase shumë qyetarë u grumbulluan për të parë nga afër, duke mos mbajtur ditancë.

E për këtë ndërhynë policia në setin e xhirimeve, raporton e përditshmja angleze “The Sun”. Një gjë e tillë u bë për shkak të ankesave të vendasëve të shqetësuar, përcjell portali rtv21.tv

Megjithatë në imazhet e publikuara, Dua duket e lumtur.

2020 ishte një vit i stuhishëm për Duan, e cili publikoi dy albume, Future Nostalgia, në mars, më pas një remix, Club Future Nostalgia, në gusht. Future Nostalgia kaloi katër javë në krye të tabelës së albumeve./21Media