Policia e Kosovës në kuadër të rajonit të Prishtinës, po realizon planin operativ “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor”, përmes së cilit synohet kontrolli i automjeteve dhe mjeteve transportuese në aspektin e qarkullimit rrugor dhe respektimit të masave antiCOVID-19.

Në një komunikatë për media thuhet se po ashtu me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat antiCOVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart për ruajtjen e shëndetit publik./21Media