Policia në Gjakovë, sot në prezencë të dy dëshmitarëve filloi kontrollin e një shtëpie në Gjakovë, ku është njoftuar se kultivohen bimë kanabis sativa.

Siç njoftoi policia, gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë u gjet një lloj laboratori me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.

Si dëshmi materiale nga policia u konfiskuan:

Katërmbëdhjetë (14) vazo me bimë (dyshohet të jenë anabis sativa) me gjatësi 90-160 cm.

Njëmbëdhjetë (11) bimë në proces të tharjes (dyshohet të jenë anabis sativa) të gjetura në tavan të shtëpisë.

Katër (4) shishe ( nga 1.5 dhe 2 litra) të mbushura me lëngë që dyshohet të jetë vaj kanabisi.

Dy (2) tenda (sera) për kultivim të bimëve kanabis sativa, dy (2) rregullator të rrymës së bashku me drita, dy (2) freskuese të ajrit, një (1) ventilator dhe një (1) termometër për matje të temperaturës, dhe

Gjashtë (6) fishekë të armës kalibri i panjohur.

“Në vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.”, bëri të ditur policia përmes komunikatës./21Media