Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Afërdita (Zef) Colaj. E akuzuara është e kërkuar për veprёn penale “Mashtrim”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё- dega Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: AFERDITA (Zef) COLAJ e lindur me 02.09.1982 Klinë. E akuzuara është e kërkuar për veprёn penale:’MASHTRIM'”, thuhet në komunikatë e Policisë.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media