Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot informoi se lëshoi: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi.

Personi i kërkuar është: MEHMET (Ali) MORINA i lindur me 01.06.1967  në fshatin Dresnik- Klinё. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “VJEDHJE GRABITQARE”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, njoftoi policia përmes komunikatës.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]